Fundi i vitit 2018 dhe fillimi i vitit 2019 ka bërë që grevat në Kosovë të bëhen gjithnjë e më të shpeshta, si formë e presionit të punëtorëve ndaj Qeverisë së Kosovës për përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e pagave.
Krejt këto greva e protesta të punëtorëve, sipas opozitës janë si pasojë e dyfishimit të pagës për kryeministrin Ramush Haradinaj, e po ashtu rritje kanë pasur edhe anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar.
Janarin me greva e protesta e filluan punëtorët e sektorit të shëndetësisë. Një pjesë e tyre e ndërprenë pas premtimeve që morën nga Qeveria, ndërkaq kirurgët në QKUK ende vazhdojnë të bojkotojnë punën me kërkesë për rritjen e pagave.
Nga 14 janari, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) është në grevë në të gjitha nivelet e arsimit. Ata janë duke kërkuar rishikimin e Ligjit të Pagave, ku kërkojnë që të rritet koeficienti për mësimdhënësit në masën prej 30 për qind.
Në ditën e 11 të grevës, zyrtarët e SBASHK-ut kanë thënë se do të vazhdojnë me greva dhe bojkot të mësimit deri në realizimin e kërkesave të tyre.
“Kjo grevë ka treguar unitetin e SBASHK-ut dhe përcjell porosinë e gjithë të punësuarve në sektorin e arsimit, nga çerdhet e deri në universitete, që të vazhdohet me grevën deri në realizimin e kërkesës së drejtë e legjitime të anëtarësisë për ngritjen e gjithë koeficienteve në sektorin e arsimit për se paku 30 për qind apo për tërheqjen e projektligjit të pagave diskriminues e nënçmues për sektorin e arsimit”, është thënë në një komunikatë për media të SBASHK-ut, shkruan Telegrafi.
Edhe shërbyesit civilë të Komunës së Prishtinës, nga sot kanë filluar grevën ku kërkojnë edhe rritje të pagave për 40 për qind.
Sipas njoftimit, këshilli grevist ankohet se Ligji për Pagat ka shkelur parimin e pagës së barabartë për punën në funksion, pozitën apo gardën.
“Shërbyesit civilë të Komunës së Prishtinës janë të pakënaqur me këtë Projektligj dhe kanë formuar këshillin grevist, duke shprehur pakënaqësitë për këtë projektligj sepse ndjehen të diskriminuar”, thuhet njoftimin e kësaj sindikate.
Dy kryesitë qendrore të Sindikatave të Shërbimit Civilë të Kosovës, kanë njoftuar se do të fillojnë grevën njëorëshe, për rritje të pagave, nivelizim të tyre me sektorët e tjerë të punës dhe përmirësimin e kushteve të punës.
Fundi i muajit janar mund t’i gjejë në grevë rreth 20 mijë punonjës të shërbimit civil në Kosovë, nëse pagat e tyre nuk, shkruan Telegrafi.
Sipas njoftimit nga këto dy sindikata, punëtorët e Shërbimit Civil në Kosovë nuk janë përfshirë asnjëherë në rritjen e pagës bazë që nga viti 2008, ndërsa aktualisht paguhen rreth 400 euro, derisa një pjesë të kësaj page e marrin si shtesë të përkohshme.
Lidhur me ndryshimet e nivelit të pagave që pritet të bëhet me Ligjin për Pagat nga Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Sindikata e punëtorëve të Radiotelevizionit Publik të Kosovës (RTK) ka paralajmërua mbajtjen e grevës, me arsyetimin se ata po krahasohen me shërbyesit civil.
“BSPK kërkon nga ky komision që ta largojë RTK-në nga Ligji për Pagat sepse nuk kanë as bazë ligjore për këtë veprim, sepse RTK ka Ligjin e saj dhe statusi i RTK-së është Agjenci e Pavarur dhe me këtë rast ky Komision ka bërë shkelje ligjore kur e ka përfshirë RTK-në në Ligjin për Pagat”, thuhet në reagimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
Po ashtu, specializantët e stomatologjisë që janë të papunë, kanë mbajtur protestë me kërkesën e vetme punësimin në institucionet publike shëndetësore.
Ata kanë deklaruar se më shumë se 120 specializantë janë të papunë dhe se çdo ditë po rritet numri i tyre.
Specializantët stomatologë me kërkesën e njëjtë javë më parë kanë protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk është i shqetësuar me grevat që po mbahen për të kundërshtuar Ligjin për Pagat dhe se grevat e tilla i ka pritur. Grevat e tilla sipas kreut të Qeverisë janë rezultat i Ligjit dhe se është normal që të ketë greva kur bënë ligj pas 20 vitesh.
“Nuk jam i shqetësuar për faktin që ka greva, e kuptoj, i kemi pritur këto greva. Se kur donë me vendos Ligj për Pagat, për kategoritë që nuk ka pasur ligj, nuk ka pasur kuotë. A e keni pa sa puna po bëhet në çfarë niveli ose në çfarë kuote do të vendoset çdo kush dhe sa nënkupton ajo. Është krejt e arsyeshme është një debat gati, një debat shoqëror se hera e parë po vendos ligji për një temë. Do të ishte e çuditshme sikur të mos kishte as interesim, as reagim, as greva, do të ishte diçka atëherë do të ishte dashur ndoshta edhe me jua ulë, nëse të gjithë qenkan të kënaqur paskan tepër. Më vjen keq për humbjen e mësimit në këto kohë dhe i kemi siguruar prindërit dhe fëmijët se do të ketë kompensim të orëve, se nuk mund t’i marrim në qafë brezin e fëmijëve që humbin orë”, ka thënë Haradinaj gjatë një adresimi për media. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Dënohet me burg pronari i HIB Petrol
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A