LAJMI I FUNDIT:

Dita e 11-të e grevës në arsim

Dita e 11-të e grevës në arsim

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës të Kosovës ka hyrë në ditën e 11-të të grevës, përmes së cilës kërkojnë ngritjen e gjithë koeficienteve në sektorin e arsimit për së paku 30%.

SBASHK-u përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se këshillat greviste komunale, ai i Universiteteve të Kosovës dhe Këshilli Qendror Grevist kanë analizuar dy javët e grevës së përgjithshme në tërë sektorin e arsimit dhe ka vendosmëri për vazhdimin e grevës deri në përmbushjen e kërkesave.


“Kjo grevë ka treguar unitetin e SBASHK dhe përcjell porosinë e gjithë të punësuarve në sektorin e arsimit, nga çerdhet  e deri në Universitete, që të vazhdohet me grevën  deri në realizimin e kërkesës së drejtë e legjitime të anëtarësisë për ngritjen e gjithë koeficienteve në sektorin e arsimit për se paku 30%  apo për tërheqjen e projektligjit të pagave diskriminues e nënçmues për sektorin e arsimit, me qëllim që ai të punohet rishtazi me kokat e ftohta e me praninë e sindikatave dhe institucioneve. SBASHK   këshillon individët  që ta ruajnë personalitetin e tyre e të mos provojnë që me lajme të rreme të krijojnë huti mes grevistëve”, thuhet në komunikatë.

SBASHK thekson se u munduan që me lajme të rreme të na nxjerrin se po takohemi fshehtazi me atë apo këtë dhe doli se është gënjeshtër.

“SBASHK-u ishte dhe mbetet  i Republikës së Kosovës  dhe i gjithë të punësuarve në sektorin e arsimit . SBASHK i tha jo Serbisë dhe mbrojti arsimin shqip në vitet më të vështira. SBASHK-u është i punëtorëve të arsimit  në çerdhe, arsimin fillor e të mesëm dhe universitete. SBASHK nuk ka qenë e nuk do të jetë kurrë dorë e zgjatur e individëve a ndonjë subjekti politik. SBASHK –u ka respektuar dhe respekton institucionet e Kosovës, cilat do subjekte politike që i udhëheqin ato sepse SBASHK-u në vitet e vështira të okupimit bëri angazhime sublime që të kemi institucionet tona”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se institucionet  duhet të ulen me SBASHK-un dhe të gjejnë zgjidhje për situatën e krijuar.

“Ne ofruam mundësi që kjo të bëhet. Të  shtohen koeficientet për të punësuarit në tërë sektorin e arsimit në mënyrë që këta të kenë vend meritor në Ligjin e pagave, të ulet vlera e koeficienteve për të gjithë nga presidenti e deri të punëtorët tekniko-ndihmës  në mënyrë që të krijohen kushte që të gjithë të kenë vend meritor në projektligjin e pagave ose nëse asnjë nga këto dy  opsione nuk paska mundësi të bëhen, atëherë le të tërhiqet Projektligji i pagave dhe të ulen sindikatat dhe institucionet me koka të ftohta dhe ta punojnë një projektligj të pranuar nga të gjithë. Zgjidhje ka , por vetëm duhet vullnet i institucioneve. Deri atëherë greva do të vazhdojë  dhe ky veprim sindikal është legjitim dhe i garantuar edhe me ligjin e grevave dhe Kushtetutën e Kosovës”, njofton SBASHK-u.

Në ditën e 11 të grevës, të hënën, kryetari  i SBASHK-ut me anëtarë të Këshillit Qendror Grevist do të gjenden në Gjilan  për të vizituar SHFMU “ Ibrahim Uruqi” ne Bresalc, I.P.  “Ardhmëria 2”, SHFMU “Selami Hallaqi” dhe Gjimnazin “Zenel Hajdini”.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori