LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë profesionet që jua rrezikojnë shëndetin më së shumti

Gjashtë profesionet që jua rrezikojnë shëndetin më së shumti

Pavarësisht se sa krenarë jemi me punët tona, ne shpeshherë i injorojmë rreziqet që vijnë me to dhe rreziqet më të mëdha që i sjellin disa profesione, sidomos ato shëndetësore.

Në disa profesione, rreziku i shëndetit është më i vogël, përderisa në disa tjera mund të jetë shumë serioz.

Me qëllimin që të zbulojë rreziqet shëndetësore që ndërlidhen me profesione të ndryshme, The Independent, e ka përpiluar një listë me profesionet që jua rrezikojnë shëndetin më së shumti, e që konsiderohen si ndër më të pashëndetshmet nga të gjitha profesionet, transmeton Telegrafi.


1) Dentist/e

Profesioni i dentistit, përfshirë asistentin e dentistit etj., është votuar si profesioni më i pashëndetshëm pasi që dentistët gjithmonë janë të ekspozuar ndaj sëmundjeve dhe infeksioneve që i ekzaminojnë në përditshmëri. Gjithashtu edhe orët e gjata duke qëndruar ulur shfaqin rrezik shëndetësor.

2) Stjuardesë

Si stjuardesë, ju qëndroni në profesionin e dytë më të pashëndetshëm në botë, pasi që ky profesion është vazhdimisht i ekspozuar ndaj ndotësve, sëmundjeve, infeksioneve, prerjeve të vogla, djegieve, kafshimeve apo thumbimeve, e që shkaktohen gjatë shërbimit tuaj për të siguruar siguri, komoditet etj., për pasagjerët.

3) Anesteziolog/e

Anesteziologët jo vetëm që janë të ekspozuar ndaj sëmundjeve dhe infeksioneve të ndryshme si pjesë e punës së tyre, por gjithashtu janë të ekspozuar edhe ndaj ndotësve dhe rrezatimeve gjatë procedurave mjekësore që kanë të bëjnë me anestezikët apo qetësuesit, transmeton Telegrafi.

4) Veterinar/e

Veterinarët dhe asistentët e veterinarëve janë gjithmonë duke u ballafaquar me sëmundje dhe lëndimeve të kafshëve, kësisoj janë të ekspozuar ndaj sëmundjeve, infeksioneve, ndotësve të ndryshëm, prerjeve të vogla, djegieve, kafshimeve apo thumbimeve.

5) Pedikurist

Gjatë procesit të diagnostikimit, trajtimit të sëmundjeve dhe deformimeve që lidhen me këmbën e njeriut, këta ballafaqohen me një numër të madh të sëmundjeve, infeksioneve, rrezatimit dhe ndotësve.

6) Inspektorët e imigrimit dhe doganave

Padyshim që një inspektor që merret gjatë tërë kohës me njerëz që mbajnë valixhe të ndryshme dhe gjëra tjera, është i ekspozuar ndaj shumë rreziqeve shëndetësore, përfshirë edhe sëmundjet dhe infeksionet e ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori