LAJMI I FUNDIT:

Giggs: Ndeshjet ndaj Cityt, të mëdha

Giggs: Ndeshjet ndaj Cityt, të mëdha

Duket se legjenda e Manchester United, Ryan Giggs, ka filluar të frikësohet nga fuqia dhe dimensioni që është duke e marrë Manchester City, pasi që ka thënë se ndeshjet ndaj Cityt në të ardhmen do të jenë shumë të mëdha.

“Rivaliteti ka ekzistuar gjithmonë, por tani ka pësuar një rritje drastike marrë parasysh shpenzimet që kanë bërë. E ndjeva këtë që në ndeshjen e parë sezonin e kaluar. Entuziazmi para derbit ishte i madh. E tërë bota po shikonte”.

“Ata po shikonin ekipin më të madh në botë, që jemi ne dhe ekipin më të pasur në botë, që janë ata. Është mirë për vetë qytetin e Mançesterit që ekziston një interesim i tillë”, ka thënë Giggs. /Telegrafi/