Gazeta suedeze “Helsingborgs Dagblad”, në numrin e saj të së martës, botoi një shkrimi me titull “Kafka shqiptar” – ‘En albansk Kafka’, duke vënë në qëndër të analizës tre romane të shkrimtarit Ismail Kadare.
“Kronikë në gur”, “Pallati i ëndrrave” dhe “Dimri i madh”, janë botuar së fundmi nga shtëpia botuese “Modernista” në shtetin skandinav.
“Kronikë në gur” është një prej romaneve më të hershëm të Ismail Kadaresë. Ndryshe nga letërsia e deri atëhershme për Luftën Antifashiste, e karakterizuar nga dy kampe personazhesh – partizanë e pushtues – ky roman solli një imazh më të ndërlikuar të saj, ku ndërthuren fate ushtrish të huaja të pakteve të ndryshme kundërshtare, fate shtresash të ndryshme brenda për brenda tyre, fate të njerëzve të lidhur vullnetarisht me rezistencën ose të mobilizuar prej komandës, fate të indiferentëve, të sehirxhinjve dhe të kundërshtarëve, transmeton shekulli.
Që lufta ishte një kohë mjaft më e ndërlikuar se ajo që shërbehej prej një tradite letrare skematike; kjo mund të shihet edhe në fatin e një familjeje qytetare në vendin e “Kronikës në gur”, ku konflikti hyn brenda saj, duke ia tronditur regjimin tradicional. Me këtë roman Kadare pasuroi temën e Luftës Antifashiste, duke sjellë një shikim prej fëmije për evokimin e ngjarjeve të saj. Rrëfimi në vetën e fëmijës, në vetën e personazhit që evokon fëmijërinë e autorit, me “pafajësinë” e vet, megjithëse i ka dhënë romanit njëfarë karakteri autobiografik, njëherësh e ka mbrojtur atë prej qëndrimit të kritikës.
Së fundmi, shkrimtari i njohur shqiptar dhe ndërkombëtar, Ismail Kadare, fitoi çmimin e Jeruzalemit për vitin 2015, lajmi i cili u bë i ditur pak ditë më parë, nga mediat izraelite. Ky çmim do t’i dorëzohet Kadaresë në hapje të Panairit Ndërkombëtar të Librit në Jeruzalem, nga Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin në datën 8 Shkurt 2015. Librat e përkthyer në hebraisht të autorit janë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Viti i mbrapshtë”, “I ngrirë në akull”, “Pasardhësi”, “Prilli i thyer”, “Piramida”, “Dasma” etj.
Ismail Kadare, anëtar i Legjionit francez tё Nderit, ka fituar disa çmime prestigjioze të letërsisë në botë, si Man Booker International Prize, Britani, 2005, Princi Asturias në Spanjë, 2009, etj. Kadare prej vitesh është edhe kandidat i çmimit Nobel.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJeta dhe vepra e patriotit Iljaz Agushi: E tradhtoi Bujar Hoxha, e vrau Ymer Pula
Fuqia e tulipanit
Historia e shqiptares Laskarina Bubulina, Heroinës Kombëtare të Greqisë!
Turqia përmbyt qytetin 12 mijë vjet të vjetër
GJUHA SHQYPE
Kultura dhe besimi hebraik në Poloni, 75 vjet pas Aushvicit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit