LAJMI I FUNDIT:

Gallas të largohet nga Arsenali

Gallas të largohet nga Arsenali

Kërkesat e larta të William Gallas do të detyrojnë zyrtarët e klubit nga Emirates, të mos ia rinovojnë kontratën francezit, që kërkon 80.000 funte në javë.

“Kërkesat e Gallas janë ekstravagante dhe nuk mendoj se jemi të përgatitur për ta bërë këtë. Ai është lojtar i mirë, por ju duhet të caktoni një kufi”, tha njëri nga zyrtarët, Peter-Hill Wood.

The Mirror shkruan se Sol Campbell dhe Mikael Silvestre do ta detyrojnë francezin Gallas të kërkojë një klub të ri pas Botërorit. Thuhet se Roma dhe Juventusi janë të interesuar në qendërmbrojtësin. /Telegrafi/