LAJMI I FUNDIT:

G8-a, takim dy ditor në Francë

G8-a, takim dy ditor në Francë

Liderët e tetë vendeve më të industrializuara në botë apo siç njihen edhe ndryshe G8-ta, , do të zhvillojnë një takim dy ditor, në Dovill të Francës.

Në këtë samit, liderët e G8-ës, pritet të përkrahin një pako ndihmëse multi-miliardëshe për Tunizinë dhe Egjiptin, pas kryengritjeve të “pranverës arabe”, që largoj nga pushteti dhe udhëheqësit autokrat të tyre.

Situata në Libi është gjithashtu në agjendë. Vëmendje pritet t’i kushtohet edhe asaj se kush do ta udhëheqë Fondin Monetar Ndërkombëtar, pas largimit të Dominik Shtraus Kanit, që do të përballet më akuzat për dhunim në tentativë në Nju Jork.

Ministrja franceze e financave, Kristinë Lagard, është duke garuar për këtë pozitë pasi e morri përkrahjen e BE-së. /Telegrafi/