LAJMI I FUNDIT:

Forcohet dollari, bie nafta

Forcohet dollari, bie nafta

Nafta ra në sesionin e së mërkurës për shkak të forcimit të dollarit si pasojë e presionit mbi euron që shkaktoi dështimi i Ministrave të Financave të Eurozonës për të detajuar marrëveshjen e dytë të ndihmës financiare për Greqinë.

Në përcaktimin e një trendi rënës për naftës ka qenë dhe raporti nga SHBA-të, konsumatori i parë i naftës në botës, se është rritur në javën e kaluar stoku i benzinës.

Nafta bruto. Brent e Londrës për gushtin ra 22 cent në 119.13 dollarë për fuçi. Nafta bruto amerikane për korrikun ra 12 cent në 99.25. Në javën e kaluar stoku i benzinës në shtetet e bashkuara u rrit të paktën 1 milion fuçi duke moderuar optimizmin që shkaktoi rënia e stokut të hidrokarbureve me 3 milionë fuçi. /Telegrafi/