LAJMI I FUNDIT:

FMN: Vendeve arabe u nevojiten 160 miliardë dollarë

FMN: Vendeve arabe u nevojiten 160 miliardë dollarë

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i ka premtuar vendeve arabe që ndodhen në procesin e tranformimeve politike ndihma miliardëshe.

Nga një raport i G8-s bëhet e ditur, sipas FMN-së, se ky institucion do të japë kredi, po qe se vendet jo-eksportuese të naftës nga vendet afrikanoveriore do ta kërkonin këtë.

FMN ka gati 35 miliardë dollarë. Sipas vlerësimit të saj, nevoja për ndihma financiare nga jashtë në këto vende deri në vitin 2013 do të kalojë të 160 miliardë dollarët. Një pjesë e saj e konsiderueshme e saj do të vijë nga donatorët ndërkombëtarë, transmeton Dw.

FMN paralajmëroi njëkohësisht nga destabilizimi politik dhe social, në rast se këto vende nuk do të arrijnë të marrin hov ekonomikisht. Politika duhet t’i tregojë vëmendje të posaçme sektorit të ekonomisë private, dhe duhet të krijojë për këtë një klimë të posaçme. /Telegrafi/