LAJMI I FUNDIT:

FMN, Bell: Kujdes deficitin buxhetor

FMN, Bell: Kujdes deficitin buxhetor

Në prag të shkurtimit të buxhetit të shtetit, shefi i misionit të FMN-së, Gervin Bell, u takua të hënën me deputetë të Komisionit të Ekonomisë, ku ka diskutuar mbi situatën makro-ekonomike të vendit.

Mësohet se zyrtari i FMN-së ka shprehur shqetësim lidhur me gjendjen e financave publike, të cilat si pesë-mujore rezultojnë me minus 7.2 miliard lekë. Ai e ka vënë theksin tek shkurtimi i ndjeshëm i shpenzimeve me qellim ruajtjen e deficitit buxhetor.

Sipas zotit Bell, “borxhi publik në Shqipëri mbetet një kërcenim për stabilitetin makroekonomik për periudhën në vijim”.

Shefi i misionit të FMN-së në mes jave parashikohet të zhvillojë dhe një konferencë shtypi për të bërë publik qëndrimin zyrtar të FMN-së për rishikimin që do t’i behet buxhetit./Telegrafi/