LAJMI I FUNDIT:

Firmoset kontrata për portin e Durrësit

Firmoset kontrata për portin e Durrësit

Ministria e Transporteve nënshkroi të mërkurën kontratën me firmën fituese për konçesionarin e portit të Durrësit.

Kontrata parashikon menaxhimin, operimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin teknik të kontenierëve në portin më të madh të vendit.

Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, dhe përfaqësuesit e firmës "Kurum Shiping Sh.A" firmosën kontratën, në të cilën parashikohet një investim prej 32.5 milionë dollarësh për një periudhë 35-vjeçare, raportoi TCH./Telegrafi/