Agjencia e Kombeve të Bashkuara për ushqimin (FAO) ka njoftuar se në këtë vit pritet që prodhimi i drithërave të arrijë nivele rekord për shkak të shtimit të sipërfaqeve të mbjella, rritjes dhe përmirësimit të rendimentit. Por organizata paralajmëroi për qëndrueshmëri në nivele të larta të çmimeve për shkak të nivelit të ulët të stokut të rezervës. Prodhimi global i drithërave pritet të rritet me 3.5 për qind në 2.315 miliardë ton në këtë vit, duke rikuperuar rënien me 1 për qind të prodhimit një vit më parë.
Në raportin e saj agjencia thotë se prodhimi i grurit do të rritet me 3.2 për qind në 674 milionë ton në këtë vit dhe vlera është më e vogël se parashikimi i mëparshëm, për shkak të motit të pafavorshëm në disa rajone të Amerikës së Veriut dhe të Europës. Sipas këtij raporti niveli i prodhimit të grurit në rajonet kryesore do të jetë i paqëndrueshëm, ku në Bashkimin Europian pritet që prodhimi të mos ndryshojë, krahasuar me një vit më parë në totalin e 137 milionë ton. Në Shtetet e Bashkuara do regjistrohet rënie me 8.5 për qind në totalin e 55 milionë ton për shkak të motit të keq.
Ndërsa në Rusi në ndryshim nga viti i kaluar, prodhimi i grurit pritet të rritet me 32.5 për qind në 55 milionë ton. Por agjencia ndërkombëtare e ushqimit, me bazë në Romë, në raport theksoi rëndësinë e motit në rezultatin përfundimtar për muajt në vijim. Ndërsa prodhimi botëror i drithërave të tjerë pritet të rritet me 3.9 për qind në një rekord të ri historik, prej 1.165 miliardë ton, kryesisht për shkak të nivelit të lartë të prodhimit të misrit në Shtetet e Bashkuara, që do arrijë në nivelin rekord të 343 milion ton. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Inflacioni ndikon në rritjen e kostos së ndërtimit në Kosovë
Kosova ka më shumë se 10 miliardë tonelata thëngjill - zë vendin e pestë në botë për nga sasia e këtij resursi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin
Neymari u dërgon brazilianëve të Real Madridit një ‘mesazh të tmerrshëm’ për Mbappen
Georgiev: Të pranojmë të vërtetën, Serbia e njohu Kosovën
Lamine Yamal zbulon se cila është diferenca kryesore mes Hansi Flickut dhe Xavit
Lotina Haziri publikon fotografi nga dasma e motrës së saj, ku dukej tejet elegante në krahët e Mozzikut
Disa prindërve u kërkohen verifikime shtesë për vazhdimin e shtesave për fëmijë, MF-ja pa sqarime