LAJMI I FUNDIT:

Fabiano preferon Tottenhamin

Fabiano preferon Tottenhamin

Luis Fabiano i ka hapur dyert një kalimi në Ligën Premier te Tottenhami, që është duke kërkuar nga Sevilla shërbimet e sulmuesit brazilian.

“Më duhet të pranoj se vetëm në javët e fundit unë e kam kuptuar se sa të mëdha janë synimet e Tottenhamit”, theksoi Fabiano për ESPN.

Për Fabianon kanë qenë të interesuar edhe Milani dhe Manchester United, por duket se tani favorit për firmën e brazilianit është Tottenhami. /Telegrafi/