LAJMI I FUNDIT:

F1: Mercedes mbështet Schumaherin

F1: Mercedes mbështet Schumaherin

Drejtori ekzekutiv i skuderisë Mercedes, Nik Fry, ka mbështetur Michael Schumaherin, duke këmbëngulur se 41-vjeçari do të përmirësohet pas vendit të 11-të të shumëkritikuar në Kanada.

“Nga brendësia e ekipit ne i shohim gjërat totalisht nga një perspektivë tjetër. Kështu që ne jemi shumë të rehatuar sa i përket paraqitjeve të Michael Schumaherit, pasi që nuk shoh arsye pse ai nuk do të përmirësohet”, theksoi Nick Fry për BBC.

Paraqitja e Schumaherit ishte aq e tmerrshme, sa që e detyroi analistin e mirënjohur të BBC-së, Martin Brundle, ta përshkruajë paraqitjen e shtatëherë kampionit të Formulës 1, si paraqitjen më të keqe në karrierën e tij. /Telegrafi/