LAJMI I FUNDIT:

Evropa shpëton rishtazi Greqinë nga falimentimi

Evropa shpëton rishtazi Greqinë nga falimentimi

Greqia e rrezikuar nga falimentimi është shpëtuar sërish dhe mund të shpresojë për marrjen e ndihmave të tjera financiare. Fillimisht do të jepet injeksioni më urgjent financiar prej 12 miliardë eurosh nga BE-ja dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Kjo u konfirmua nga kryetari i Eurogrupit, Jean-Claude Juncker pas një takimi në Luksemburg me kryeministrin grek, Jorgos Papandreu .

“Jam totalisht i bindur se plani i privatizimit që po përpilon qeveria greke do të implementohet së shpejti, në mënyrë transparente dhe të besueshme. Mbi këtë bazë pres që eurogrupi ta miratojë ndihmën financiare për Greqinë, sigurisht në kushte strikte”, tha Juncker.

Ndërsa komisioneri i BE-së për valutën, Olli Rehn theksoi se ky vend nuk do të dalë jashtë eurozonës dhe nuk do të humbasë aftësinë paguese.


Ndërkohë flitet edhe për dhënien e 60 miliardave të tjera ndihmë për Greqinë. Ndërsa vetë vendi i zhytur në borxhe synon në katër vitet e ardhshme të kursejë 80 miliardë euro, ndër të tjera duke privatizuar ndërmarrjet shtetërore, duke shitur pasuri shtetërore apo duke shkurtuar rrogat. Qeveria socialiste has me një rezistence masive ndaj këtyre planeve. /Telegrafi/