LAJMI I FUNDIT:

Essien vazhdon kontratën

Essien vazhdon kontratën

Mesfushori i Chelseat, Michael Essien, ka nënshkruar kontratë të re dyvjeçare, që do ta mbajë atë në Stamford Bridge deri në vitin 2015.

Mesfushori ganez u transferua te Chelsea në vitin 2005 dhe që nga ajo kohë ka 115 paraqitje në Ligën Premier, kurse në sezonin e fundit nuk arriti të luajë në ndeshjet vendimtare për klubin e tij, e as për kombëtaren në Botëror, për shkak të një dëmtimi.
“Mezi pres të kthehem dhe të kënaqem përsëri me futbollin dhe me trofetë që do t’i fitoj me klubin. Kjo është pse jam këtu. Unë mendoj se është një nga kontratat më të rëndësishme të karrierës time”, tha Essien pas vazhdimit të kontratës. /Telegrafi/