LAJMI I FUNDIT:

Elseid Hysaj afër transferimit te Lazio

Elseid Hysaj afër transferimit te Lazio

Sipas raporteve në Itali, mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj është afër bashkimit me klubin kryeqytetas Lazio, si lojtar i lirë.

Maurizio Sarri është emëruar së fundmi trajner i ri i Lazios, duke ardhur si zëvendësues i Simone Inzaghit që kaloi te Interi.

Trajneri i ri tashmë ka filluar punën me Lazion dhe së fundmi ka disa emra lojtarësh që po lidhen me një transferim në Olimpico.


Sarri mund t’i marrë te Lazio dy yje të Napolit, Hysaj njëri nga ta
Lexo po ashtu Sarri mund t’i marrë te Lazio dy yje të Napolit, Hysaj njëri nga ta

Sipas gazetarit të njohur italian Alfredo Pedulla, Hysaj është afër lëvizjes në Stadio Olimpico si një lojtar i lirë.

Reprezentuesi shqiptar do të largohet nga Napoli në fund të kontratës së tij më 30 qershor dhe është gati të bashkohet me ish-trajnerin e tij në Romë.

Sarri ishte trajner i Hysajt në Empoli dhe Napoli dhe mbrojtësi është i gatshëm të fillojë një magji të re me teknikun toskan në kryeqytet.

Pedulla raporton se takimi vendimtar midis lojtarit dhe klubit u shty për shkak se Presidenti i Lazios, Claudio Lotito po finalizon shitjen e klubit Salernitana, por lëvizja e mbrojtësit shqiptar nuk është në dyshim dhe do të njoftohet së shpejti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Liga e Kampionëve
Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvilloj ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvilloj ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Përfaqësuesja e Kosovës
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Një tjetër lojtar e kishte penalltinë vendimtare për Realin, por Ancelotti zbulon prapaskenat se si e largoi atë nga lista dhe ia dha Rudigerit

Një tjetër lojtar e kishte penalltinë vendimtare për Realin, por Ancelotti zbulon prapaskenat se si e largoi atë nga lista dhe ia dha Rudigerit

Liga e Kampionëve
Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Ndërkombëtare
Kalo në kategori