LAJMI I FUNDIT:

Ekspozita e garës “Wiki Loves Monuments Kosovë dhe Shqipëri 2014”

Ekspozita e garës “Wiki Loves Monuments Kosovë dhe Shqipëri 2014”

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve organizon ekspozitë në të cilën do të prezantohen punime të përzgjedhura të garës një mujore të fotografive të Monumenteve të Kosovës dhe Shqipërisë "Wiki Loves Monuments Kosove dhe Shqiperi".

Gara është pjesë e iniciativës ndërkombëtare "Wiki Loves Monuments" e cila organizohet çdo vit nga Wikimedia, dhe në të cilën bëhet thirrje për vullnetar nga e gjithë bota që të paraqesin fotografi të monumenteve të cilat do të mund të përdoren lirshëm në Wikipedia dhe platforma tjera.

Në Kosovë, oraganizimi i kësaj gare u bë nga organizata për promovim të qasjes së lire në kulturë – FLOSSK, me mbështetjën e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve.
IKMM, në përkrahje të iniciativave të tilla që rizbulojnë vlerat kulturore e historike të monumeteve, dëshiron të prezantojë tridhjetë punimet më të mira, nga gjithsej 1,200 të dërguara nga të dy vendet, si dhe të shpërblejë kontribuesit e dhjetë vendeve të para me ndarjen e disa çmimeve.


Hapja e ekspozitës dhe shpërndarja e çmimeve bëhet më 22 dhjetor 2014 me fillim në orën 14:00, në objektin e Instituti të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (Adresa: Rr. Zenel Salihu, nr. 9, Prishtinë – afër shkollës “Elena Gjika”).
Ekspozita do të jetë e hapur deri me 17 janar, 2015.