LAJMI I FUNDIT:

Manchester City

Info

 

 

 

Manchester City ka luajtur deri në vitin 1923 në stadiumin Maine Road, teksa klubi u zhvendos në stadiumin e Qytetit të Mançesterit në vitin 2003.

Periudha më e suksesshme e klubit ishin vitet e fundit të 60-tave dhe të fillim 70-tave, ku ata fituan Kampionatin e Ligës, FA Cup, League Cup dhe Kupën e fituesve evropian të Kupave nën menaxhmentin e Joe Mercer dhe Malcolm Allison. Pasi e humbën finalen e vitit 1981, klubi kaloi nëpër periudha të këqija duke kulmuar në rënien nga liga deri në kategorinë e tretë të futbollit anglez për herë të parë ndodhi kjo më 1998.

Pasi e rifitoi statusin e klubit elitë në Ligën Premier, City u ble nga Abu Dhabi United Group më 2008 dhe tash është bërë prej klubeve më të pasura në botë. Në vitin 2011, Manchester City u kualifikua në Ligën e Kampionëve dhe fitoi FA Cup. Një vit më vonë City fitoi Ligën Premier, titullin e parë pas 44 vitesh. Në vitin 2014, City fitoi League Cup dhe titullin e dytë në Ligën Premier.

Në stinorin 2013/2014, Manchester City ishte klubi me të ardhurat më të larta në botën e futbollit me të ardhura vjetore prej 414.4 milionë euro, dhe është bërë ekipi i pestë më i vlefshëm i futbollit me një vlerë prej 1.38 miliardë dollarësh sipas revistës Forbes.

TROFETË kryesore

Trofetë

Liga Premier (6): 1936–37, 1967–68, 2011–12, 2013–14, 2017-18, 2018-19

FA Cup (6): 1903–04, 1933–34, 1955–56, 1968–69, 2010–11, 2018-19

League Cup (6): 1969–70, 1975–76, 2013–14, 2015–16, 2017–18, 2018-19

Community Shield (6): 1937, 1968, 1972, 2012, 2018, 2019

Kupa UEFA (1): 1969–70

Rivaliteti

Rivaliteti më i madh i Cityt mbetet ai lokal me Mancheter Unitedin, ku sidomos në vitet e fundit është shndërruar në një prej derbive lokalë më të mëdhenj në botë.

Kjo ka ndodhur marrë parasysh se epoka e re në futboll i ka gjetur të dyja klubet me fuqi të madhe financiare dhe ku ato edhe për shkak të fuqisë së madhe ekipore garojnë me njëra tjetrën për trofe dhe për nderin e te qenurit klubi i parë në qytetin e Mançesterit.

Nofkat
City, The Citizens, The Sky Blues

Stadiumi

Stadiumi i Qytetit të Mançesterit i njohur ndryshe si Eastlands apo sot Etihad Stadium, e ka marrë këtë emër për shkak të detyrimeve ndaj sponzorit në vitin 2011.

Stadiumi është shtëpia e Cityt që prej vitit 2002, ku ka zhvilluar ndeshjet pasi u largua nga Maine Road. City shpenzoi edhe 30 milionë funte për ta bërë të shfrytëzueshme si terren të futbollit.

Ndeshja inauguruese në stadiumin e ri ishte një fitore prej 2-1 ndaj Barcelonës në një ndeshje miqësore. Stadiumi ka një kapacitet prej 55 mijë e 97 shikuesish.

Faqja zyrtare e Manchester Cityt.