LAJMI I FUNDIT:

Edhe Ozil në listën e Realit

Edhe Ozil në listën e Realit

Real Madridi mësohet ta ketë futur në listën e gjatë të transferimeve edhe mesfushorin e talentuar gjerman, Mesut Ozil, për të siguruar një kalim të këtij të fundit në Bernabeu nga Werder Bremeni.

Mourinho tashmë ka konfirmuar interesimin e tij në Khediran dhe ai tani duket se po kërkon që ta transferojë dhe kolegun e kombëtares, Mesut Ozil, që ka shkëlqyer gjatë Kampionatit Botëror.

Thuhet se përfaqësuesit e 21-vjeçarit janë takuar me Jorge Valdanon të cilin e kanë informuar për një klauzolë në kontratën e Ozil, e që është 16 milionë euro. Kjo shumë realisht nuk është asgjë për Real Madridin marrë parasysh nevojën për kreativitet në mes të fushës. /Telegrafi/