LAJMI I FUNDIT:

Edhe Arsenali në kërkim të Remy

Edhe Arsenali në kërkim të Remy

Lufta për firmën e sulmuesit të Nice, Loic Remy, ka filluar të nxehet, pasi që sipas Le Parisien, Arsenali është i interesuar që të bëjë goditjen e fundit sa i përket kësaj sage.

Remy tashmë ka tërhequr interesimin e klubeve nga Liga Premier, me Liverpoolin të interesuar ashtu si West Hami që ka bërë tashmë një ofertë prej 13.5 milionë euro.

Shtypi francez pohon se Arsenali duhet të shpejtojë sa i përket transferimit të Remy, pasi që futbollisti në vend të West Hamit do të dëshironte të kalonte te Arsenali nëse këta të fundit bëjnë ofertë. Remy konsiderohet si ‘Henry i dytë’. /Telegrafi/