LAJMI I FUNDIT:

E hëna përfundimisht dita më e keqe e javës

E hëna përfundimisht dita më e keqe e javës
Tired frustrated female office worker at desk looking at camera.

Ditën e parë të javës njerëzit ankohen për 34 minuta dhe këtë më së shumti për lodhjen, humorin e keq, kompjuterin e ngadalshëm, por edhe për modelin e flokëve. Tërë pjesën tjetër të javës ankohen shumë më pak.

Çdo i treti e urren të dielën më shumë se çdo ditë tjetër, zbulon studimi Flomax Relief i kryer në 2.000 të anketuar.

Njeriu mesatar të hënën ankohet rreth 34 minuta, ndërsa gjatë pjesës tjetër të javës 22 minuta, transmeton Koha.net. Dita e parë e javës për shumë njerëz është veçanërisht stresuese, sepse i frikësohen sasisë së punës që i pret.


Përveç kësaj, e diela nuk është e popullarizuar sepse është dita e parë pas vikendit të cilin shumica e kalojnë në argëtim dhe pushime, prandaj e kanë bezdi t’i kthehen përsëri atmosferës së punës.

Të hënave edhe modeli i flokëve është gjithmonë më i keq, trafiku shkon më shumë në nerva, kompjuteri është i ngadalshëm, ndërsa dhimbjet dhe lodhja shumë më të forta, zbulon studimi.

“Humori i keq është i zakonshëm për të hënën. Edhe pse duket që një varg arsyesh mund të ndikojnë në humorin tonë, veçanërisht të hënën, duket që problemet shëndetësore janë një nga arsyet më të mëdha”, thekson zëdhënësi i Flomax Reliefit.  /Telegrafi/6359304743917561131854346987_theoffice2

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori