LAJMI I FUNDIT:

E dhimbshme: Vogëlushi kërkon nga nëna e tij t’i japë litarin, për të vrarë veten – pas ngacmimeve në shkollë

E dhimbshme: Vogëlushi kërkon nga nëna e tij t’i japë litarin, për të vrarë veten – pas ngacmimeve në shkollë

Australianët dhe yjet e sportit kanë dërguar mesazhe mbështetjeje për një djalë nëntë vjeç, i cili iu lut nënës së tij për një litar për të vrarë veten, pasi u ngacmua në shkollë për gjatësinë e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Yarraka Bayles, nga Brisbane, filmoi djalin e saj Quaden duke qarë në makinë pasi ajo e morri atë nga shkolla të mërkurën.


Djaloshi, i cili ka llojin më të zakonshëm të xhuxhit, të quajtur achondroplasia, i tha nënës së tij: ‘Më jep një litar, unë dua ta vras veten’.

“Unë thjesht dua ta godas veten me thikë me zemër … Dua që dikush të më vrasë”.

Dhe që nga ndarja e videos, znj. Bayles është përmbytur me mesazhe të llojit të mbështetjes nga të huaj, duke përfshirë edhe fëmijët e tjerë.

Madje një grup sportistësh të një ekipi australian kanë kontaktuar familjen, duke ftuar Quaden tu bashkohet atyre gjatë daljes në fushë, të shtunën.

Ndryshe, ngacmimi, që njihet edhe si bulizmi është një fenomen në gjithë botën, përfshirë edhe Kosovën.

Bulizmi i pranishëm në të gjitha nivelet e sistemit arsimor në Kosovë
Lexo po ashtu Bulizmi i pranishëm në të gjitha nivelet e sistemit arsimor në Kosovë

Sipas një sondazhi, niveli i bulizmit vazhdon të jetë i pranishëm në institucionet edukativo-arsimore të Kosovës.

Bëhet fjalë për një sondazh të realizuar së fundmi nga Pyper përmes një mostre jo të rastësishme ku edhe vërehet se një pjesë e madhe e pjesëmarrësve ndihen të shqetësuar për nivelin e bulizmit në institucionet arsimore.

Prej të gjitha institucioneve arsimore, pjesëmarrësit konsiderojnë se dukuria e bulizmit më së shumti është e pranishme në shkollat e mesme (58.31%) dhe shkollat fillore (31.94%) si dhe në një përqindje më të vogël në universitet/kolegj (4.37%).

Po ashtu, vlen të theksohet se prej të gjitha llojeve të pranishme të bulizmit në Kosovë, bulizmi verbal (55.79%) është konsideruar si lloji më prezent i bulizmit nga pjesëmarrësit, duke lënë pas atë kibernetik (25.16%), si dhe fizik (17.91%). /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
Spanja ndalon ankorimin e anijes që thuhet se po transportonte rreth 27 ton eksplozivë drejt Gazës

Spanja ndalon ankorimin e anijes që thuhet se po transportonte rreth 27 ton eksplozivë drejt Gazës

Botë
Fshati spanjoll kërcënon ndalimin e turistëve

Fshati spanjoll kërcënon ndalimin e turistëve

Botë
Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Evropa
Kalo në kategori