LAJMI I FUNDIT:

Dzeko: Po e pres Milanin

Dzeko: Po e pres Milanin

Sulmuesi i Wolfsburgut, Edin Dzeko, vazhdon të shpresojë në një realizim të ëndrrës së tij për të kaluar te Milani.

Përderisa Manchester City dhe Juventusi janë duke luftuar për firmën e sulmuesit boshnjak, duket se Dzeko ende nuk dëshiron të marrë ndonjë vendim, pasi që po e pret skuadrën e tij të zemrës, Milanin.

“Unë jam bombarduar nga ofertat, por do të pres edhe një javë për Milanin”, u ka thënë Dzeko miqve të tij, sipas La Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/