Është e vështirë të gjesh dikë që nuk e pëlqen këngën legjendare “Le It Be”, nga The Beatles, dhe ka shumë pak femra që nuk e gjejnë veten në këngën “My heart will go on” të Celine Dion. Por fakti që audienca me të vërtetë i donte këto këngë nuk do të thotë që autorët e këngëve gjithashtu i pëlqyen.
Bright Side solli një listë me 12 këngëtarë që në të vërtetë i urrenin këngët që publiku i donte.

Frank Sinatra nuk ishte kompozitori origjinal i këngës, por ishte ai që e bëri të famshme këtë këngë, por kur kompozitori u pyet se çfarë mendonte për këngën “Strangers in the Night”, ai tha: “Është kënga më e keqe që kam dëgjuar ndonjëherë. Dhe aq çuditërisht, unë vazhdoj të them me vete: Pse po këndoni akoma këtë këngë?”

James Blunt, autori i një prej këngëve më të njohura të shekullit XX, “You’re Beautiful” thotë se kjo këngë ishte në radio aq shpesh, sa filloi të bezdisej. Përveç kësaj, ai thotë se kënga e tij nuk është romantike dhe ai nuk mendon se duhet të përdoret në dasma.

Katy Perry thotë se nuk i pëlqen kënga “I kissed a girl”, që e bëri atë një yll në të gjithë botën. Në njërën prej intervistave të saj, këngëtarja tha se do ta ndryshonte këngën tani nëse mundet. “Ne kemi bërë një rrugë të gjatë. Biseksualiteti nuk ishte aq siç flitej atëherë, ose ndonjë lloj rrjedhshmërie. Nëse do të më duhej ta shkruaja atë këngë përsëri, me siguri do të bëja një modifikim të saj. Lirisht, ajo ka disa stereotipe në të. Mendja juaj ndryshon aq shumë në 10 vjet, dhe ju rriteni aq shumë”.

Në një intervistë për një radio në New York, Madonna tha: “Nuk jam e sigurt që mund të këndoj këngët “Like A Virgin” dhe “Holiday” përsëri. Unë thjesht nuk mundem – përveç nëse dikush më ka paguar si 30 milionë dollarë ose diçka e tillë”.

Reperi amerikan Vanilla Ice e urren këngën e tij “Ice Ice Baby” aq shumë sa kur deshi të fillojë jetën e tij normale, ai madje shkoi në MTV me një shkop bejsbolli për të shkatërruar regjistrimin origjinal të klipit.

Celine Dion tha që në prill të vitit 1997 në Las Vegas, ajo u kontaktua nga kompozitori James Horner dhe i ofroi një projekt. Ajo tha se kur Horner filloi të luante dhe të këndonte “My heart will go on”, ajo u përpoq t’i tregonte burrit të saj që nuk i pëlqente kënga. Ajo po i jepte të gjitha llojet e sinjaleve, duke e bërë të ditur që ajo dëshironte të largohej, por ai bëri sikur nuk e vuri re.

Avril Lavigne këndon hitet që i urren dhe i bën ato për fansat e saj. “Ndonjëherë nuk mund të qëndroj teksa këndoj “Complicated”, por ajo që e bën të vlefshme kur e interpretoj, është fakti që turma vërtet emocionohet”, ka thënë ajo.

Frontmeni i grupit ‘Radiohead’, Thom Yorke tha drejtpërdrejt se kënga më e njohur nga grupi ia shpif atij dhe kur një turmë në Montreal i kërkoi që ta interpretonte, ai tha që grupi ishte lodhur prej kësaj kënge. Dhe kitaristi Jonny Greenwood nuk e donte këngën “Creep” kur ata e interpretonin. Por që nga viti 2016, Radiohead ka interpretuar përsëri “Creep” në shfaqjet e tyre. “Mund të jetë qetësuese ndonjëherë, por herë të tjera thjesht dua të ndalem në gjysmë të rrugës”, tha Yorke në një intervistë të Rolling Stone.

Para se Mandy Moore të fillonte karrierën e saj të aktrimit, ajo ishte një yll i njohur i muzikës pop. Kënga e saj e parë “Candy”, u bë hit menjëherë, por më vonë këngëtarja tha: “Nëse do të kisha para, do iu jepja një dëmshpërblim të gjithëve që blenë dy albumet e mia të para”.

Në intervistën e tij në vitin 1994, Kurt Cobain tha se ai as nuk mund të kujtohej si të luante në kitare këngën “Smells Like Teen Spirit”. Dhe të interpretoje këtë këngë ishte një siklet për të. “Të gjithë thjesht përqendroheshin në atë këngë kaq shumë. Arsyeja e marrjes së një reagimi të madh është se njerëzit e kanë parë atë në MTV një milion herë. Është ngulitur në trurin e tyre. Unë fjalë për fjalë dua ta hedh kitaren time poshtë dhe të eci larg”.

Gjatë një prej koncerteve të saj, Britney Spears tha: “Duhet të shkoj? Unë madje nuk kam kënduar ende ndonjëherë këngën “Sometimes”… Oh Zot! Asnjëherë nuk më ka pëlqyer ajo këngë!”

Në njërën nga intervistat e tij, Justin Bieber tha: “Asnjëherë nuk më ka pëlqyer “Beauty and a beat”. Por e kuptova se çfarë ishte në atë kohë. Dhe ishte muzika ajo që ishte e popullarizuar në atë kohë, gjithashtu. Por unë kurrë nuk kam qenë me të vërtetë një fans i madh i asaj kënge”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gigi Hadid përballet me një incident në garderobë në një event në New York

Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Kanye West dhe Bianca Censori shfaqen së bashku mes thashethemeve për divorc

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës