LAJMI I FUNDIT:

Drilon Iseni: 9 Maji – OEMVP kultivues dhe mbrojtës i vlerave Socio-Ekonomike Evropiane

Drilon Iseni: 9 Maji – OEMVP kultivues dhe mbrojtës i vlerave Socio-Ekonomike Evropiane

Kultivimi dhe zhvillimi i vlerave Evropiane, është aspekti që gërsheton qëndrimet e përbashkëta të shumicës së institucioneve dhe palëve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në vendin tonë. Varësisht nga ajo se çfarë veprimtarie realizon, duke ia bashkangjitur nivelin dhe vëllimin e kontributit për të identifikuar çështjet e rëndësishme, bëhet edhe ndarja e pjesëmarrjes së institucioneve në moazikun e përgjithshëm të krijimit të kushteve që i japin kahje Euro-Atlantike vendit tonë. Ecuria e reformave institucionale është determinuese për rritjen e mundësive
zhvillimore të një vendi si Republika e Maqedonisë së Veriut, shkruan drejtori i OEMVP-së Drilon Iseni.

“Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore si institucion që gjatë gjithë viteve të ekzistimit të saj ka qenë opozita reale në vend si ithtarë e vërtetë e reformave dhe 9 Majin si Dita e Evropës e konsideron si pikë e ndaljes për të vështruar ecurinë e aktiviteteve dhe përshtatjen e tyre në raport me qëllimet dhe idetë, të cilat gjithsesi se janë të orientuara drejtë tregut të madh të Evropës.


Bashkangjitja në familjen e madhe të Bashkimit Evropian nuk është vetëm se një synim i vendit dhe shoqërisë tonë. Ajo është një domosdoshmëri urgjente e cila do të vulos orientimin tonë ekonomik, politik e social, por që njëkohësisht anëtarësimi në BE, do jetë revitalizim i vullnetit socio-ekonomik të qytetarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Pjesëmarrja aktive në drejtim të realizimit të këtyre aspiratave, është obligim i gjithsecilit përshkak se kjo çon vetëm drejtë të një të mire kolektive, si rrjedhojë e së cilës do të gëzojmë efektet e fragmenteve ekzistuese por që nuk funksionojnë ashtu si duhet, siç është shteti i së drejtës, sundimi i ligjit si dhe shumë benefite tjera.

Pjesëmarrja aktive në drejtim të realizimit të këtyre aspiratave, është obligim i gjithsecilit për shkak se kjo çon vetëm drejtë të një të mire kolektive, si rrjedhojë e së cilës do të gëzojmë efektet e fragmenteve ekzistuese por që nuk funksionojnë ashtu si duhet, siç është shteti i së drejtës, sundimi i ligjit si dhe shumë benefite tjera”, shkruan Iseni.

Në këtë drejtim, shkruan Iseni, përpos përpjekjeve të shumta për përmirësimin e klimës për të bërë biznes, për të iniciuar sipërmarrësin tek të rinjtë dhe gratë si dhe për të përshtatur legjislacionin me atë të unionit evropian, OEMVP tani 4 vite me radhë bën edhe matjen e indikatorëve të rëndësishëm të aspektit shtetëror që ndikojnë në biznes dhe ekonomi. Që nga viti 2017 OEMVP është partner institucional i Forumit Ekonomik Botëror, ku jemi përgjegjës për implementimin e Indeksit Global Të konkurrueshmërisë për Maqedoninë e Veriut.

“Në këtë indeks të rëndësishëm, bëjnë pjesë 141 shtete të globit, ku dhe për çdo indikator bëhet radhitja e secilit shtet që është pjesë e saj. Vlerësojmë se identifikimi i problemeve të cilat shkaktojnë edhe çalimin e zhvillimit ekonomik por edhe të dhënies së kahjes së gabuar të ecurisë ekonomike, është thelbësore për të krijuar mundësi përparimi dhe rritje konstante për një periudhë më të gjatë”, thotë Iseni.

Por OEMVP, shton ai, çdoherë ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndër rajonal mes vendeve si ekonomi të brishta të cilat kanë probleme të ngjashme duke filluar nga funksionimi i institucioneve, kapaciteti i kufizuar ekonomik dhe kështu me radhë. Nga kjo pikëpamje, ne kemi vlerësuar që unifikimi e më pas eliminimi i pengesave është kruciale për zhvillim paralel të vendeve në rajon./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori