LAJMI I FUNDIT:

Drenthe si huazim te Juve?

Drenthe si huazim te Juve?

Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Royston Drenthe, është duke u lidhur me një kalim si huazim te gjiganti italian, Juventus.

Drenthe ka dështuar të ketë ndikim në Bernabeu dhe është i gatshëm që në çdo moment të largohet pasi që nuk është më i nevojshëm. Juventusi nga ana tjetër është në kërkim të një mbrojtësi të majtë që një kohë të gjatë dhe Drenthe është i përkryer sa i përket çmimit.

Por, Juves mund t’i prishen planet në rast se Real Madridi e përfshinë Drenthen në një ofertë të përbashkët për Sami Khediran. /Telegrafi/