LAJMI I FUNDIT:

Disa vende larguan ‘masat e bllokimit të coronavirusit’ herët – të dhëna që tregojnë se sa vdekjeprurës ishte një vendim i tillë

Disa vende larguan ‘masat e bllokimit të coronavirusit’ herët – të dhëna që tregojnë se sa vdekjeprurës ishte një vendim i tillë
-->

Durimi në heqjen e masave të lëvizjes të vendosura si pasojë e coronavirusit po shpaguhet në të gjithë botën, por heqja e bllokimeve shumë herët mund të ketë pasoja vdekjeprurëse.

Një analizë e CNN e politikave në të gjithë 18 vendet ka treguar që shumica e vendeve që tani janë përcaktuar nga Bashkimi Evropian se kanë pasur epideminë nën kontroll filluan të lehtësojnë rregullat e tyre pasi panë rënie të qëndrueshme në raste të reja të përditshme të COVID-19.

Në të kundërtën, tri nga katër vendet me numrin më të madh të vdekjeve në botë dhe rasteve – Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe India – ose nuk janë mbyllur kurrë siç duhet ose kanë filluar rihapjen para se rastet e tyre të fillonin të binin.

Në këtë drejtim, shkruan CNN, përcjell Telegrafi, të martën BE zyrtarisht ra dakord për një seri rekomandimesh të 15 vendeve që i konsideron mjaft të sigurta për të lejuar banorët e tyre të udhëtojnë në territorin e saj.

Për të arritur në listë, vendet duhet të plotësojnë një numër kushtesh:

Rastet e tyre të reja për 100,000 qytetarë gjatë 14 ditëve të mëparshme duhet të jenë të ngjashme ose më poshtë se të vendeve të BE-së, dhe ato duhet të kenë një prirje të qëndrueshme të uljes së rasteve të reja gjatë kësaj periudhe në krahasim me 14 ditët e mëparshme.

Blloku do të marrë në konsideratë se çfarë masash po ndërmarrin vendet, siç janë gjurmimet e kontaktit dhe sa të besueshme janë të dhënat e secilit komb.

Vendet që filluan largimin e masave të bllokimit pasi filloi rënia e rasteve me coronavirus

Në listë përfshihen Algjeria, Australia, Kanada, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia, Uruguai.

Kina, nga ka virusi origjinën, është gjithashtu në listë, por BE-ja do t’i ofrojë vetëm Kinës hyrje me kushtin e marrëveshjeve reciproke.

Kështu, shkruan CNN, përcjell Telegrafi, një ekzaminim i përgjigjes ndaj coronavirusit në 14 vendet tregon se ato kanë një gjë të përbashkët. Pavarësisht presionit ekonomik, shumica dërrmuese nuk pranoi të lehtësonte masat për distancimin shoqëror ndërsa numërimi i rasteve të tyre ishte ende në rritje.

Dhe kur ata hoqën masat e tyre të bllokimit, ata e bënë atë në një mënyrë të kujdesshme, në faza.

Po sipas shkrimit të CNN, shkencëtarët thonë se bllokimet mund të kenë parandaluar qindra miliona infeksione në të gjithë botën.

Një studim modelimi i botuar në revistën shkencore Nature muajin e kaluar vlerësoi se deri në fillim të prillit, politikat e mbylljes shpëtuan 285 milionë njerëz në Kinë nga infektimi, 49 milionë në Itali dhe 60 milionë në SHBA.

“Unë nuk mendoj se ndonjë përpjekje njerëzore ka shpëtuar ndonjëherë kaq shumë jetë në një periudhë kaq të shkurtër kohore. Ka pasur kosto të mëdha personale për të qëndruar në shtëpi dhe për të anuluar ngjarjet, por të dhënat tregojnë se çdo ditë ka bërë një ndryshim të thellë”, tha autori kryesor i studimit, Solomon Hsiang, një profesor dhe drejtor i Laboratorit Global të Politikave në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley.

Se sa i suksesshëm ka qenë një bllokim, varet nga një numër arsyesh, duke përfshirë nëse është vendosur mjaft shpejt.

Vendet që u goditën më së keqi, pasi “larguan masat e bllokimit” relativisht herët

Asnjë bllokim nuk ka qenë njësoj, kështu që ndërsa njerëzit në vende si Italia ose Spanja përballen me gjobitje nëse ata guxonin të dilnin jashtë shtëpive të tyre për ndonjë gjë tjetër përveç arsyeve thelbësore, në Japoni, qëndrimi në shtëpi ishte më shumë si një rekomandim sesa një urdhër.

Australia, Kanadaja, Zelanda e Re ishin të shpejtë për të kufizuar udhëtimin, ndërsa në vendet e tjera përfshirë Algjerinë, Gjeorgjinë dhe Marokun, fëmijët ishin të parët që panë ndikimin e pandemisë ndërsa mbyllen shkollat.

Masat e tjera përfshijnë urdhrat e qëndrimit në shtëpi, mbylljet jo thelbësore të dyqaneve, karantinimin dhe izolimin.

Ndërkohë, shkruan CNN, disa vende, si Algjeria, Ruanda, Mali i Zi dhe Kina kanë parë shpërthime pas heqjes së kufizimeve. Kjo bëri që zyrtarët të rivendosin disa masa në vend.

Në Kinë, kryeqyteti i Pekinit u vu nën një bllokim të pjesshëm muajin e kaluar pas një grupi të ri të lidhur me një treg ushqimesh.

Mali i Zi riktheu ndalimet për ngjarjet masive javën e kaluar pasi pa një shpërthim të ri të rasteve pas tre javësh të qenit pa viruse.

Dhe në Ruanda, autoritetet shëndetësore vendosën një numër fshatrash në mbyllje, javën e kaluar pasi u shfaqen raste të reja atje.

Gjithsesi, kufizimet e nisura për të luftuar sëmundjen gjithashtu kanë qenë shumë të dëmshme për ekonominë dhe kanë përkeqësuar pabarazitë ekzistuese në arsim dhe vendet e punës, si dhe midis gjinive, racave dhe prejardhjeve socio-ekonomike.

Ndërsa dyqanet dhe shkollat u mbyllën dhe pothuajse të gjithë udhëtimet u ndaluan, qindra miliona njerëz në mbarë botën papritur e kanë gjetur veten të papunë.

Ndikimi në ekonomi është një nga arsyet pse disa drejtues, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump, janë përpjekur për rihapje të shpejtë, madje pavarësisht se ekspertët e sëmundjeve infektive paralajmëruan për heqjen e kufizimeve shumë herët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani supersonik që ishte më i shpejtë se Concorde

Aeroplani supersonik që ishte më i shpejtë se Concorde

Amerika
Beteja për Berdychi, ukrainasit me Bradley-t amerikanë shkatërrojnë autoblindat dhe tanket ruse në afërsi të Avdiivka

Beteja për Berdychi, ukrainasit me Bradley-t amerikanë shkatërrojnë autoblindat dhe tanket ruse në afërsi të Avdiivka

Evropa
Kievi pretendon se ushtrisë ruse i kanë shkatërruar mbi 500 autoblinda brenda çdo muaji, që nga fillimi i luftës

Kievi pretendon se ushtrisë ruse i kanë shkatërruar mbi 500 autoblinda brenda çdo muaji, që nga fillimi i luftës

Evropa
Ua mësynë pozicioneve të ukrainasve, duke mos ditur se ishte kurth – momenti kur konvoji i tankeve dhe autoblindave ruse shkatërrohet

Ua mësynë pozicioneve të ukrainasve, duke mos ditur se ishte kurth – momenti kur konvoji i tankeve dhe autoblindave ruse shkatërrohet

Evropa
Gjatë vozitjes së rrezikshme u përplas me BMW-në e tij direkt me një veturë tjetër, motoçiklisti britanik që ishte prapa tij fluturoi poshtë urës

Gjatë vozitjes së rrezikshme u përplas me BMW-në e tij direkt me një veturë tjetër, motoçiklisti britanik që ishte prapa tij fluturoi poshtë urës

Evropa
Rusia vazhdon me dezinformim, historia e rreme e vdekjes së mbretit Charles III u përhap nga mediat pro-Kremlin

Rusia vazhdon me dezinformim, historia e rreme e vdekjes së mbretit Charles III u përhap nga mediat pro-Kremlin

Evropa
Kalo në kategori