LAJMI I FUNDIT:

Di Maria: Nder të luaj me Ronaldon

Di Maria: Nder të luaj me Ronaldon

Ylli i Benficas, Angel di Maria, ka pranuar se do të dëshironte të kalonte te Real Madridi dhe të luante atje me Cristiano Ronaldon.

“Unë jam shumë i lumtur sepse Jose Mourinho publikisht më ka kërkuar dhe kjo më bën të kënaqem. Faleminderit Zotit, që unë do të kem rastin të luaj te Real Madridi. Do të jetë nder të luaj përkrah Cristiano Ronaldos”, tha Di Maria.

Benfica është duke kërkuar 40 milionë euro për asin e saj, ndërsa mesfushori argjentinas është duke luajtur me Argjentinën në Kupën e Botës. /Telegrafi/