Rreth orës 22:00, departamenti i zjarrfikësve duhej të dërgonte një kontigjent të madh në Zufikon AG, Zvicër.
Kështu raportojnë mediat lokale, sipas të cilave shkak ka qenë zjarri në një parking nëntokësor.
“Garazhi ishte plotësisht i mbushur me tym, gjithçka ishte e zezë”, citohet të ketë thënë Bernhard Graser, zëdhënës i mediave për policinë kantonale të Aargaut, përcjell Telegrafi.
Siç bëhet e ditur më tej, në vendngjarje, shërbimet e urgjencës gjetën një Lamborghini që ishte plotësisht në flakë.
Parkingu nëntokësor thuhet se është një parking kolektiv i disa blloqeve dhe ofron hapësirë për rreth 100 makina.
“Bëhet fjalë për rreth 100 makina që janë të ndotura masivisht me blozë për shkak të tymit të rëndë”, ka thënë më tej Graser.
Zëdhënësi i policisë supozon për dëme “të mëdha”, megjithëse, për fat të mirë, të paktën askush nuk është lënduar.
Mediat theksojnë se derisa ende nuk dihet arsyeja e rënies së zjarrit dhe është objekt hetimi, të mërkurën në mëngjes, policia kantonale e Aargaut njoftoi gjetjet e reja: Gjithsej 76 automjete janë dëmtuar në garazh.
Mirëpo, thuhet se ende nuk mund të llogaritet saktësisht shkalla e dëmit.
Siç theksohet më tej, flakët kanë dëmtuar edhe tavanin prej betoni në zonën ku ka rënë zjarri.
Për këtë arsye sigurie, qasja në parkingun nëntokësor mbetet i mbyllur përkohësisht derisa ekspertët të mund të sqarojnë nëse është prekur statika e ndërtesës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker