LAJMI I FUNDIT:

Devolli Group: Nuk ka njoftim zyrtar për akuzat

Devolli Group: Nuk ka njoftim zyrtar për akuzat

Devolli Group dëshiron të sqarojë opinionin publik se deri më sot, (e enjte) nuk kemi marrë ndonjë njoftim zyrtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës që flet për ngritjen e aktakuzës kundër pesë personave në kontekst me hetimet në lidhje me marrëveshjen për Operatorin e Rrjetit Mobil Virtual (ORRMV) në mes të PTK-së dhe Dardafon.

Për të njëjtën, ne kemi mësuar vetëm nga raportimi i mediave. ”Devolli Group beson thellësisht se hetimet e mëtutjeshme do të tregojnë se, duke mbrojtur interesin e kompanisë, ne natyrshëm kemi synuar arritjen e një marrëveshje sa më të volitshme me PTK-në, dhe se duke e bërë këtë nuk kemi vepruar në asnjë moment në kundërshtim me ligjet në fuqi në Kosovë”, thuhet në njoftim për media.

Sipas zyrtarëve të Devolli Group marrëveshja e lidhur me PTK-në përfitojë si PTK-ja dhe Dardafon, por gjithashtu të përfitojnë edhe konsumatorët.

Sidoqoftë, Devolli Group mbetet i hapur dhe bashkëpunues me të gjitha organet për t’u ndriçuar sa më shpejtë e vërteta rreth këtij rasti. /Telegrafi/