LAJMI I FUNDIT:

Deri tani 518 policë janë infektuar me COVID-19, shtatë prej tyre kanë humbur jetën

Deri tani 518 policë janë infektuar me COVID-19, shtatë prej tyre kanë humbur jetën

Që nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19 në Kosovë (13 mars) e deri tani me virus janë infektuar 518 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, shtatë prej tyre kanë ndërruar jetë.

Zyra për media e Policisë së Kosovës në një përgjigje për Telegrafin, ka bërë të ditur se aktualisht raste aktive me COVID-19 janë 186.

“Ju informojmë se situata epidemiologjike në Policinë e Kosovës deri me datë 24.08.2020 është si në vazhdim;518 të infektuar qe nga fillimi i pandemisë, 186 aktive me COVID-19, 310 të shëruar, 417 ne vetëizolim / të dyshimtë me COVID-19, 9 të hospitalizuar 7 të vdekur”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.


Policia e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova)

Ndryshe, numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 12 mijë e 547, 8 mijë e 657 prej personave të infektuar janë shëruar, kurse janë regjistruar 480 raste të vdekjes.

Aktualisht, raste aktive janë 3 mijë e 410.

Policia e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova)

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse pasi që virusi është ende aktiv./Telegrafi/