Ekspertë të çështjeve ekonomike japin mendime të ndryshme rreth financimit të deficitit buxhetor që do të ketë Kosova në vitin 2011. Disa thonë se Kosova mund ta mbulojë deficitin nga të hyrat e Doganave dhe Administratës Tatimore të Kosovës, por të tjerë shprehen skeptikë se Kosova mund ta mbulojë këtë deficiti, i cili thuhet se mund të jetë mbi 5 për qind.
Si pasojë e ndërprerjes së marrëveshjes 18 mujore me FMN-në, Stand By Arrangement (SBA), Qeveria e Kosovës dyshohet se të mund ta mbulojë deficitin buxhetor për vitin 2011. Eksperti i çështjeve ekonomike, Muhamet Sadiku, thekson se Kosova gjatë këtij viti do të ballafaqohet me sfida të mëdha fiskale. “Do të jetë e vështirë të mbulohet deficiti. Kosova po mendohet që do ta mbulojë deficitin duke e luftuar ekonominë joformale, por këtë është dashur ta bëjë shumë vjet më parë. Mendohet se do të rriten të hyrat buxhetore nëpërmjet ngritjes së disiplinës fiskale. Por, jo, kulturat fiskale nuk ndërtohen brenda një viti, është dashur të punohet shumë më herët”, thotë Sadiku.
Komisioni Evropian gjithashtu ka theksuar rëndësinë e disiplinës fiskale si parakusht për mjedis stabil makroekonomik dhe investime në Kosovë. Komisioni ka shprehur brengën për “rrezikun që rrethon buxhetin e vitit 2011 dhe financimin e deficitit”.
Në anën tjetër, profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës Mejdi Bektashi, shprehet optimist se nga të hyrat që do t’i realizojë Kosova në këtë vit, do të mund të mbulohet deficiti. “Shumë shtete të botës kanë probleme me deficit dhe ekzistojnë mundësitë që ky deficit të mbulohet në forma të ndryshme. Ne në këtë vit nuk do t’i kemi mjetet nga FMN-ja, por unë besoj se të hyrat nga Doganat e Kosovës, ATK-ja dhe burimet tjera në pjesën e dytë do të jenë më të mëdha se sa që janë paraparë”, shprehet Bektashi.
Sipas Bektashit, në dy muajt e fundit Kosova mund të ballafaqohet me mungesë të mjeteve buxhetore, por ai thekson se edhe atëherë ekzistojnë mundësi të tjera që të mbulohet ky deficit. “Qoftë përmes huazimeve te shtete tjera mike, ose unë parashoh që në fund të shtatorit të fillojë tregu i letrave me vlerë dhe Qeveria, përmes shitjes obligative shtetërore, mund të huazojë mjete nga subjektet vendore apo shtetet tjera”, thekson Bektashi.
Në bazë të standardeve evropiane, niveli i deficitit buxhetor nuk guxon të kalojë më shumë se 3 për qind të GDP-së. Vendet evropiane kanë hyrë në deficite shumë më të thella, por këtë e kanë arsyetuar me projekte investuese, të cilat sjellin të mira për ekonominë dhe sigurojnë rritje ekonomike.
Ndërkaq, deficiti buxhetor, sipas ekspertëve të ekonomisë, mund të jetë mbi 5 për qind.
Muhamet Sadiku thotë se hyrja në deficitit e rrezikon vendin në masë të madhe. “Është shumë i rrezikshëm deficiti. Kosova nuk do të mund të ndërtojë sistemin makroekonomik. Të gjitha vendet që vuajnë nga stabiliteti ekonomik, japin dyshime që nuk mund të funksionojnë si ekonomi e tregut. Kjo Kosovës nuk guxon t’i ndodhë, sepse Kosova është në një test të rëndësishëm të funksionimit të një shteti të pavarur dhe duhet të japë sinjale të qarta se mund të ndërtojë sistemin makroekonomik”, nënvizon Sadiku.
Ndryshe, shpenzimet e përgjithshme buxhetore të Kosovës janë projektuar të jenë rreth 1 miliard e 434 milionë euro. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Inflacioni ndikon në rritjen e kostos së ndërtimit në Kosovë
Kosova ka më shumë se 10 miliardë tonelata thëngjill - zë vendin e pestë në botë për nga sasia e këtij resursi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin
Neymari u dërgon brazilianëve të Real Madridit një ‘mesazh të tmerrshëm’ për Mbappen
Georgiev: Të pranojmë të vërtetën, Serbia e njohu Kosovën
Lamine Yamal zbulon se cila është diferenca kryesore mes Hansi Flickut dhe Xavit
Lotina Haziri publikon fotografi nga dasma e motrës së saj, ku dukej tejet elegante në krahët e Mozzikut
Disa prindërve u kërkohen verifikime shtesë për vazhdimin e shtesave për fëmijë, MF-ja pa sqarime