LAJMI I FUNDIT:

Debat publik për Statutin të ri të Komunës Dibër

Debat publik për Statutin të ri të Komunës Dibër

Në debatin rreth përgatitjes së Statutit të ri reagimet kryesore ishin në lidhje me projekt Statutin rreth nenit 7 ku thuhet se “Në komunën Dibër gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi cirilik. Në komunën gjuhë zyrtare përveç gjuhës maqedonase dhe shkrimit cirilik është edhe gjuha dhe shkrimi të cilin e flasin më së paku 20 për qind të banorëve të komunës”.

Këshilli i komunës Dibër unanimisht vendosi që dhjetë ditët e ardhshme të realizohet debati publik për ndryshimet dhe plotësimet në statutin e ri të komunës Dibër. Komuna Dibër deri tani ka funksionuar me Statutin e vitit 2003 i cili sipas kontrolleve që ka bërë inspektori shtetëror ka vlerësuar se pushteti vendor duhet të sjell Statut të ri në përputhje me të gjithë normat ligjore që janë në fuqi në Maqedoninë e Veriut. Në seancë u dhanë sqarime se propozim projekti i Statutit të ri është debatuar edhe në komisionet adekuate lokale dhe pritet që këshilltarët, shoqatat dhe qytetarët në dhjetë ditët e ardhshme të japin vlerësimet dhe propozimet e tyre në lidhje me këtë dokument të nivelit lokal.


Sekretari i komunës Ylli Mirzo sqaroi se inspektori shtetëror pas vlerësimit të Statutit të vjetër ka kërkuar që komuna të përgatis një statut të ri. Ai para këshilltarëve tha se dokumenti i cili është primar për komunën do t’i ketë të gjithë përcaktimet ligjore. Ai potencoi se këshilltarët në mënyrë aktive duhet të kyçen në përgatitjen të propozimeve nëse ata i kanë në lidhje me dokumentin në fjalë.

Statuti me të cilin ka punuar deri tani pushteti vendor është i vjetër 20 vjet, meqë është miratuar në vitin 2003. Deri tani ka patur ndryshime të shumta ligjore të cilat duhet të inkorporohen në Statutin e ri, tha Mirzo. Ai shtoi se mes tjerëve me Statutin e ri është rritur numri i komisioneve të Këshillit nga pesë në dhjetë. Bëhet fjalë për përcaktime të Komisioneve të ri me qëllim që të mbulohet tërësish aktiviteti i pushteti vendor. Në debatin rreth përgatitjes së Statutit të ri reagimet kryesore ishin në lidhje me projekt Statutin rreth nenit 7 ku thuhet se “Në komunën Dibër gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi cirilik. Në komunën gjuhë zyrtare përveç gjuhës maqedonase dhe shkrimit cirilik është edhe gjuha dhe shkrimi të cilin e flasin më së paku 20 për qind të banorëve të komunës respektivisht – gjuha shqipe dhe shkrimi i saj”.

Këshilltarët nga Aleanca për Shqiptarët, Shkëlqim Xhafa mes tjerëve reagoi në përcaktimin e nenit 7 të projekt Statutit. Në vend 20 për qind tha ai, duhet të përcaktohet populli shqiptar dhe shkrimi gjuha shqipe. Sipas tij pjesa dërmuese e popullatës janë shqiptarë. Duke dhënë sqarime sekretari Mirzo tha se në këtë Statut faktikisht duhet të inkorporohen ligjet që janë aktualisht në fuqi, meqë nëse nuk janë inkorporuar ashtu siç janë shkruar, Statuti nuk do na pranohet nga institucionet kompetente në vend. Në debat poashtu pothuajse nga të gjithë këshilltarët u përshëndet rritja e numrit të Komisioneve. Për këshilltaren Edlira Lata një domethënie të madhe ka edhe formimi i Komisionit për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve, me të cilin faktikisht me këto situata dinamike që kanë konsumatorët, komisioni do të mbrojë në mënyrë dinjitoze interesat e tyre.

Në prani të këshilltarëve, kryetari i Dibrës Hekuran Duka ftoi qytetarët, shoqatat e ndryshme dhe të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë aktive në debatin publik në lidhje me aprovimin të Statutit të ri të komunës i cili në projektin e tij ka 133 nene të dispozitave themelore. Është një dokument themelor i cili ka rëndësi të madhe për banorët e komunës Dibër. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori