LAJMI I FUNDIT:

De Rossi: Te Roma përjetë

De Rossi: Te Roma përjetë

Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, ka përshëndetur skuadrën mbretërore Real Madrid, duke ia bërë me dije se ai nuk ka ndërmend të largohet deri në fund të karrierës së tij nga kryeqyteti italian.

“E ardhmja ime? Është e shkruar. Sensi refuzoi një ofertë dhe tha se do të qëndroj te Roma përjetë, jo vetëm deri në fund të kontratës”, theksoi De Rossi për të ardhmen e tij.

Ndërsa i pyetur për Botërorin, ai shtoi, “Nuk ka ndeshje që mbarojnë 6-0. Shikoni në Spanjën ose Gjermaninë, ose mënyra se si vuajti Brazili apo dështimi i Francës. Favoriti im është Argjentina, por Italia është Itali”, përfundoi mesfushori Azzur. /Telegrafi/