LAJMI I FUNDIT:

CSKA në kërkim të Rosickyt

CSKA në kërkim të Rosickyt

CSKA Moska ka vendosur t’i bëjë ofertë Arsenalit për anësorin Tomas Rosicky.

29-vjeçari ka pasur probleme të shpeshta me lëndim, të cilat nuk e kanë lënë të shfaqë kualitet e tij te Arsenali, ashtu që Daily Express spekulon se Arsene Wenger mund planifikojë ta shesë atë.

CSKA Moska dhe Borussia Dortmundi janë të interesuara për lojtarin çek, por gjithçka do të varet nëse Arsenali do të blejë apo shesë lojtarë të tjerë. /Telegrafi/