LAJMI I FUNDIT:

Cole: Liverpooli mund ta fitojë titullin

Cole: Liverpooli mund ta fitojë titullin

Mesfushori i Liverpoolit, Joe Cole, beson se Liverpooli ka mjaft cilësi për të fituar titullin e Ligës Premier.

“Unë erdha këtu që të punoj shumë dhe të sfidoj për titujt më të mëdhenj me Liverpoolin, ndërsa me lojtarët që kemi marrë kjo është shumë e mundshme. Vetëm shikojeni në ekipin që e kemi bërë”.

“Fernando është më i mirë se askush tjetër në botë në pozitën e tij dhe e njëjta gjë vlen edhe për Steven Gerrard. Më pas e kemi Pepe Reinan që është fantastik dhe Jamie Carragher, që ka qenë një prej më të mirëve që një kohë të gjatë”.

“Gjëja më e rëndësishme tani është se ne e dimë që Liverpooli është në gjendje ta fitojë Ligën Premier, me këta lojtarë në dispozicion, ju lutem, vetëm shikojeni përbërjen”, ka thënë Cole për The Mirror. /Telegrafi/