LAJMI I FUNDIT:

City, 15 milionë për Ronaldinhon?

City, 15 milionë për Ronaldinhon?

Superylli i Milanit, Ronaldinho, është duke e parë veten në stuhinë e spekulimeve, pasi që thuhet se Manchester City dhe Flamengo janë të gatshme ta transferojnë atë.

Braziliani është dashur ta vazhdojë kontratën me Milanin, por ende nuk është bërë një gjë e tillë, me rosonerët që dëshirojnë t’ia zbresin pagën.

Në anën tjetër City thuhet të jetë jashtëzakonisht i interesuar në shërbimet e brazilianit. 15 milionë euro pritet të jetë oferta e Cityt për Milanin dhe kërkesat e larta të Ronaldinhos prej 9 milionë euro për sezon nuk janë ndonjë problem për klubin anglez.

Alternativa tjetër është Flamengo që javë më parë e humbi Adrianon, ndërsa trajneri Zico njihet si adhurues i Dinhos. Megjithatë, një raport tjetër në sportiven Blic Sport pohon se agjenti i Ronaldinhos, Roberto de Assis, është duke punuar në një skenar tjetër. Ai është në bisedime me Los Angeles Galaxy, për ta transferuar vëllain e tij në kampionatin amerikan, MLS. /Telegrafi/