LAJMI I FUNDIT:

Chelsea do të shesë edhe shtatë lojtarë – dy kanë impresionuar kohët e fundit, një është harruar nga të gjithë që luan në këtë klub

Chelsea do të shesë edhe shtatë lojtarë – dy kanë impresionuar kohët e fundit, një është harruar nga të gjithë që luan në këtë klub

Mediumi i njohur anglez, Evening Standard, shkruan se Chelsea po përgatitet të ndajë rrugët me shtatë lojtarë.

Emrat janë Conor Gallagher, Trevoh Chalobah, Ian Maatsen, Romelu Lukaku, Callum Hudson-Odoi, Hakim Ziyech dhe Malang Sarr.

Hudson-Odoi, Ziyech dhe Lukaku kanë qenë në listën e transferimeve gjatë gjithë verës dhe bëhet fjalë për finalizimin e largimeve të tyre brenda ditës.


Ziyech duket se do të luajë për Galatasaray, ndërsa Lukaku është i lidhur me një kthim në Itali te Juventusi.

Sarr është një lojtar që të gjithë duket se e kanë harruar që luan te Chelsea. Pas kthimit nga një huazim i pasuksesshëm në Monaco, francezi u konsiderua si tepricë.

Gallagher i impresionoi tifozët e Chelseat me paraqitjen e tij kundër Liverpoolit, ndërsa Maatsen tregoi shumë gjatë turneut parasezonal, duke ndezur thashethemet edhe për një kontratë të re me Chelsean.

Vetëm brenda një viti: Chelsea kalon edhe La Ligën me shpenzime - i afrohet Bundesligës
Lexo po ashtu Vetëm brenda një viti: Chelsea kalon edhe La Ligën me shpenzime - i afrohet Bundesligës

Por ardhja e Moises Caicedos, duket se do të ndikojë te qëndrimi i Gallagher.

Chalobah është një rast interesant, i rritur në akademinë e Bluve dhe është padyshim një lojtar cilësor, por klubi vazhdon të blejë gjithnjë e më shumë mbrojtës dhe atij nuk po i beson. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori