LAJMI I FUNDIT:

Chelsea, ofertë 20 milionë për Ozil

Chelsea, ofertë 20 milionë për Ozil

Chelsea ka vendosur t’i bashkohet Arsenalit dhe Interit në garë për mesfushorin e talentuar gjerman, Mesut Ozil.

Sipas Daily Mail, Chelsea ka bërë tashmë ofertë në drejtim të Werderit për mesfushorin gjerman me origjinë turke. Ozil ka edhe një vit kontratë me Werderin dhe sipas të gjitha gjasave pritet të largohet gjatë verës.

Mesut Ozil shfaqi paraqitje të jashtëzakonshme në ndeshjen e parë të Gjermanisë ndaj Australisë në Botëror, duke tërhequr interesimin e skuadrave më të mëdha evropiane. /Telegrafi/