LAJMI I FUNDIT:

Chelsea në garë për Balotellin

Chelsea në garë për Balotellin

Është folur për një ‘derbi’ mes Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit për Mario Balotellin, por duket se tani po del në skenë dhe një palë e tretë, me agjentin Mino Raiola që ka konfirmuar interesimin e Chelseat për sulmuesin e ri.

“Unë kam pasur kontakte me disa ekipe. Gazetat kanë shkruar për Manchester United dhe Manchester City, por emrat tjerë do t’i mbaj për vete”, tha agjenti i lojtarit.

Raiola më pas është pyetur se a është edhe Chelsea një nga klubet e interesuara, ndërsa përgjigja e tij ishte: “A po e kërkon Chelsea? Pse jo?”. /Telegrafi/