LAJMI I FUNDIT:

Çfarë nëne është ajo e cila partnerin e ri e vë para fëmijëve të vet!

Çfarë nëne është ajo e cila partnerin e ri e vë para fëmijëve të vet!

Nga nëna pritet që gjithmonë të jetë mbështetje për fëmijët e vet, t’i mbrojë, t’i rrisë dhe t’i përgatisë për jetën e cila është para tyre

Megjithatë, disa nëna nuk janë në gjendje t’i vënë nevojat e fëmijëve para nevojave të veta, transmeton Telegrafi.


Si dhe përse ndodhin situata të këtilla familjare:

Gjërat e këtilla varen nga situata, mirëpo shikuar parimisht kapaciteti prindëror si edhe çdo kapacitet tjetër nuk është i rregulluar në mënyrë të barabartë në popullatë. Kemi situata që amësia dhe obligimet e nënës dukshëm janë idealizuar dhe nuk janë vështruar gjithmonë në mënyrë reale.

Jemi të sigurt që personi i cili është në gjendje që të bëjë diçka të tillë dhe mungesa të tjera serioze në mënyrën si prind, si sillet lidhur me fëmijët etj.

Është shumë e sigurt që fjala është për mungesën e ndonjë personaliteti patologjik, mirëpo në çdo rast fjala është për personin, i cili nuk është në gjendje që nevojat e fëmijës t’i vërë përpara nevojave të veta, ndërkaq atë e bën çdo prind i përgjegjshëm.

Kur një nënë vë nevojat e veta para nevojave të fëmijëve dhe në atë mënyrë edhe sillet, a ndien brejtje ndërgjegjeje apo ajo është diçka që do ta presë vetëm më vonë në jetë?

Kjo është shumë e vështirë të thuhet. Personat e tillë nuk bëjnë pjesë të gjithë në kategori të njëjtë. Ato nëna i lënë fëmijët ose lënë fëmijët në plan të dytë për arsye të ndryshme. Disa prej tyre, jemi të sigurt, ndiejnë brejtje ndërgjegjeje, mirëpo kanë idenë që nuk munden ndryshe.

– Disa prej tyre kanë ndjenja dhe luftojnë me të, mirëpo në situatën kur bëjnë zgjedhje, ato bëjnë zgjedhje ndryshe nga ajo të cilën do ta bënte ndonjë person i përgjegjshëm apo person i cili është i vetëdijshëm për nevojat e fëmijëve të vet. /Telegrafi/