Zhvillimi i hershëm i fëmijëve gjithmonë ka fascinuar shkencëtarët, kështu që kanë mbledhur në një vend faktet të cilat deri tani kanë arritur t’i vërtetojnë me hulumtime.
Zhvillimi i njeriut nga foshnja e cila qëndron shtrirë pafuqishëm dhe ju shikon me sytë e vet të mëdhenj, duke u pyetur se çka e ka gjetur ashtu, e deri te personi i rritur është përzierje fascinuese e ndikimit edhe inteligjencës së lindur, ndërsa kur fillojmë të kuptojmë botën rreth nesh është pyetje të cilën shkencëtarët e kanë bërë gjithmonë.
Por kur studiohen pak më mirë hulumtimet shkencore relevante, del që bebet janë shumë më inteligjente dhe më të gjindshme se sa mundemi të paramendojmë.
Për shembull, dhjetë muaj është mosha kur foshnja mund të vlerësojë se kush është personi kryesor në ndonjë situatë.
Eksperimenti ishte i thjeshtë, foshnjave u kanë treguar objekte të vogla dhe të mëdha, dhe derisa objektet e vogla largoheshin nga të mëdhatë, foshnjat shkurtimisht kanë mbajtur vëmendjen tek kjo sepse kjo është sjellje e pritshme. Vetëm rasti i kundër u ka interesuar dhe u ka tërhequr vëmendjen për një kohë më të gjatë.
Ky eksperiment ka vërtetuar që lindim me bazat e inteligjencës sociale të ngulitura në sjelljen tonë, si njohja e hierarkisë, ndërsa gjatë jetës bëjmë avancimin.
Fjalët e para janë gjithmonë më të mirat, por foshnjat me gjashtë muaj pa gabuar do të dallojnë zërin e qenit dhe të lidhin fotografitë e zërit miqësor dhe atij armiqësor me fotografitë përgjegjëse. Do të thotë, një nga gjërat e para që i mësojmë është interpretimi i emocioneve, prandaj kini kujdes se çka edhe si bëni para foshnjës.
Madje, një muaj më herët mund të dallojnë meloditë e pikëllueshme dhe të gëzueshme, ndërsa ritmin e kemi të integruar që nga lindja. Lëshimin e muzikës dhe reaksionet e fëmijëve i kanë analizuar edhe balerinët të cilët kanë mbetur të mahnitur me koordinimin e muzikës dhe lëvizjet e fëmijëve në ritmin e duhur.
Dhe për fund, vlerësimi i të mirës dhe të keqes… mendojmë që kjo vjen më vonë në jetë, por pikërisht kjo ndjenjë e drejtësisë zhvillohet madje me gjashtë muaj.
Në eksperimente foshnjave të kësaj moshe u kanë lëshuar xhirimin në të cilin njëra kukull i ndihmon tjetrës për t’u ngjitur përpjetë, dhe pas kësaj vjen e treta e cila pengon dhe pamundëson ngjitjen.
Pastaj fëmijëve ua kanë ofruar kukullën e mirë dhe të keqe, dhe të gjithë kanë zgjedhur të mirën, atë e cila ndihmon. Dhe ju thoni, pastaj, që këta nuk janë njerëz të vegjël…
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët
Unë vishem vetë!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Tetë shenja që do ta tradhtoni të dashurin!
Gratë të cilat e ndryshuan rrjedhën e historisë përgjithmonë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre