LAJMI I FUNDIT:

Capello publikon vlerësimin e lojtarëve

Capello publikon vlerësimin e lojtarëve

Përzgjedhësi i Anglisë, Fabio Capello, ka publikuar në faqen e tij një listë kontroverse të vlerësimit të paraqitjeve të futbollistëve të tij gjatë Kampionatit Botëror.

Kjo ide e vlerësimit të lojtarëve nga ana e Capellos ka ardhur nga Federata Angleze e Futbollit (FA) dhe ashtu siç ishte planifikuar ato u zbuluan pas Botërorit, ndërsa kampion është Jermain Defoe me notën më të lartë nga tekniku italian.

Vlerësimet e Capellos:

Robert Green – 51.67
David James – 59.28
Glen Johnson – 57.18
John Terry – 60.48
Ledley King – 57.50
Jamie Carragher – 59.04
Matthew Upson – 60.21
Ashley Cole – 59.58
Aaron Lennon – 57.64
Frank Lampard – 58.58
Steven Gerrard – 60.98
James Milner – 59.40
Gareth Barry – 57.50
Shaun Wright-Phillips – 61.09
Joe Cole – 55.45
Wayne Rooney – 58.87
Emile Heskey – 60.15
Jermain Defoe – 62.47
Peter Crouch nuk luajti aq sa për të marrë një notë nga Capello. /Telegrafi/