LAJMI I FUNDIT:

Capello i frustruar me ‘indeksin’ e tij

Capello i frustruar me ‘indeksin’ e tij

Bosi i Anglisë, Fabio Capello, ka kërkuar që të largohet menjëherë nga qarkullimi në internet i ashtuquajturi “Indeksi i Capellos”, që ka shkaktuar polemika të shumta dhe që tani del se nuk është bërë apo aprovuar nga vetë italiani, por nga dikush tjetër.

“Vlerësimet në këtë ‘indeks’ nuk janë parë apo aprovuar nga zotëri Capello, ishin publikuar pa dijeninë e tij dhe agjentët e tij kanë marrë hapa të menjëhershëm që ai material të largohet”, shkruan në një komunikatë të lëshuar nga FA.

“Indeksi i Capellos” vlerëson lojtarët me anë të një sistemi statistikor, të cilit do të duhej t’i hedhtë një sy dhe vetë ‘Don Fabio’ për t’u dhënë vlerësimin e tij lojtarëve të caktuar. Në këtë ‘indeks’ më poshtë i ranguar ishte Robert Green me 51.67, kurse fituesi i tij ishte Diego Forlan me 65.77 pikë. /Telegrafi/