LAJMI I FUNDIT:

Cannavaro: Capello ta ‘likuidojë’ Terryn

Cannavaro: Capello ta ‘likuidojë’ Terryn

Ish-kapiteni i Italisë, Fabio Cannavaro, duket se ka kohë të merret me punët e të tjerëve, pasi që ka paralajmëruar John Terryn për rrezikun qe e pret nga ‘sëpata’ e ‘Don Fabios’.

“Për mendimin tim, John Terry nuk do të jetë në kombëtaren angleze. Po nuk e dëgjove Capellon, atëherë për ty nuk do të dëgjohet më, pasi që ai nuk dëshiron t’i shkatërrohet kampionati”.

“Ishte vendim absolutisht korrekt që Federata Angleze e Futbollit (FA) vendosi ta mbante Capellon. Ai tani mund ta bëj këtë ekip të Anglisë për vete dhe për mua ata janë favoritë për Euro 2012”.

“Nuk dua të flas për Capellon, por do të isha i befasuar nëse pesë lojtarë nga formacioni startues ndaj Gjermanisë do të luanin në Euro 2012. Për mua, dy lojtarët e vetëm të cilët e kan pozitën e garantuar në formacionin startues për Euro 2012 janë Ashley Cole dhe Wayne Rooney. Më pas Capello ka kohë ta ndërtoj ekipin dhe ndoshta do të jetë ekip më pak i njohur se sa në Botëror. Edhe Spanja do të jetë aty, por nëse Capello nxehet, atëherë Anglia do të sheh se pse bëri mirë që e mbajti Capellon”, deklaroi Cannavaro. /Telegrafi/