LAJMI I FUNDIT:

Campbell edhe një vit te Arsenali?

Campbell edhe një vit te Arsenali?

Sol Campbell ka vendosur t’i refuzojë ofertat nga klubet tjera dhe të qëndrojë te Arsenali edhe për një sezon tjetër.

Mbrojtësi anglez ka pranuar oferta nga Celtic, Middlesbrough dhe Newcastle United, mirëpo, sipas The Sun, ai dëshiron të qëndrojë në Emirates.

Cambell u rikthye te Arsenali në muajin janar, ndërsa luajti në pjesën e dytë të sezonit 2009/2010. Trajneri Arsene Wenger është i kënaqur me paraqitjet e tij, prandaj dëshiron ta mbajë atë së paku edhe për një sezon tjetër. /Telegrafi/