LAJMI I FUNDIT:

Cagliari do të bllokojë Allegrin

Cagliari do të bllokojë Allegrin

Milani duket se do të detyrohet të ndryshojë planet dhe të vihet në kërkim të një trajneri të ri, pasi presidenti i Cagliarit, Massimo Cellini, ka kërcënuar rosonerët se do të pengojë transferimin e Massimiliano Allegrit.

Cagliari ka shkarkuar Allegrin në prill, por ende është nën kontratë me skuadrën nga Sardenja deri në vitin 2011. Cellino është i hidhëruar në Allegrin, për arsye se ai beson që Allegri ka nënshkruar që moti kontratën me Milanin, që është dhe një nga arsyet e shkarkimit të tij.

“Allegri është trajner i Cagliarit. Jam i hidhëruar sepse ai u dorëzua. Ai e ktheu fundin e sezonit tonë në mediokritet, kur unë prita më shumë. Ai ka qenë në kontakt me Milanin më parë. Unë nuk jam i kënaqur dhe nuk e fsheh faktin se dua të hakmerrem. Unë mund ta mbajë atë këtu edhe një vit, kjo është një mundësi dhe nuk e përjashtoj këtë”, deklaroi Cellino. /Telegrafi/