LAJMI I FUNDIT:

Buxheti i Shqipërisë mbledh 375 milionë euro më shumë në 7 muaj

Buxheti i Shqipërisë mbledh 375 milionë euro më shumë në 7 muaj

Buxheti i Shqipërisë ka arkëtuar gjithsej në shtatë muajt e parë të vitit 327 miliardë lekë, me një rritje prej 16 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Në vlerë janë arkëtuar 44 miliardë lekë [375 milionë euro] më shumë.


Si nga drejtoria e tatimeve ashtu dhe nga doganat të ardhurat janë rritur ndjeshëm, të ndikuara nga shtrenjtimi i çmimeve por edhe miradministrimi tatimor e doganor.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e shtatë të vitit 2022, arritën në rreth 311 miliard lekë me një realizim në masën 87 për qind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ky zë ka rezultuar 567 milion lekë më pak.

Niveli i suficitit për periudhën 7–mujore të vitit 2022 rezultoi në rreth 15.735 miliard lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku niveli i deficitit rezultonte në masën prej rreth 29.8 miliard lekë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori