LAJMI I FUNDIT:

IKD: Projektligji për tekste shkollore nuk pati vota të mjaftueshme, procesi të kthehet në pikën zero

IKD: Projektligji për tekste shkollore nuk pati vota të mjaftueshme, procesi të kthehet në pikën zero

Përveç deputetëve e partive politike, tashmë edhe organizatat joqeveritare po kërkojnë që Projektligji për tekste shkollore të kthehet në pikën zero, për shkak të dyshimeve se nuk ka pasur kuorum në ditën që është votuar në Kuvend.

Në një prononcim për Dukagjinin, Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se ky proces është monitoruar me precizitet dhe se del që votimi është i dyshimtë.

Sipas tij ky proces duhet të kthehet në pikën zero.


“Si institut i Kosovës për Drejtësi, këtë çështje e kemi monitoru me precizitet dhe kemi parë që votimi për këtë projektligj shihet që është i dyshimtë që ka marrë numrin e votave e mjaftueshme prej 61 sa duhet me marrë pjesë në procesin e votimit. Në këtë rast ky projektligj do duhej që të rikthehej në votim për lexim të parë, që të dihet përfundimisht se a do të kalojë në lexim të parë apo jo nga votimi që është bërë në atë seancë shihet që nuk janë votat e mjaftueshme për kalimin e këtij projektligji”, tha ai.

Jakaj u shpreh se kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe administrata duhet të japin përgjegjësi derisa theksoi se në situatën aktuale votimi  me mungesë transparence në Kuvend është i dëmshëm për demokracinë parlamentare, raporton Dukagjini.

“IKD konsideron se rezultati ne lidhje me këtë projektligj, kontestimin qe ua kanë bërë organizatat e shoqërisë civile përfshi edhe IKD është i dëmshëm për demokracinë parlamentare gjë për te cilën përgjegjës ne vija politike është  kryetari i Kuvendit dhe administrata. Kryetari i Kuvendit do duhej qe për shqetësime te tilla te deklarohet publikisht në seancë plenare dhe të dal me një raport të cilin ai duhet ta nënshkruaj, siç e ka nënshkruar projektligjin kur konstaton se votat janë marrë 62 vota të caktuara”, tha ai.

Ai ritheksoi se procesi i votimit nuk ka legjitimitet dhe se IKD e ka verifikuar që s’ka pasur vota të mjaftueshme për të kaluar projektligji për tekste shkollore.

“Për funksionimin e mirëfilltë të Kuvendit përgjegjës është kryetari dhe kryesia, me rregullore përgjegjës për çështje administrative përgjigjen kryetari dhe kryesia, pastaj çështjet e tjera ndjeken prej administratës duke përfshi sekretari që zgjidhet prej kryesisë. Përgjegjësia i përket pushtetit politik, të sjellin një njoftim që të nënshkruhet nga kryetari . Si proces nuk ka legjitimitet te plote si shkak i dyshimeve të cilat si IKD i kemi verifiku që s’kanë qenë vota të mjaftueshme për kalimin e këtij projektligji… Si proces është i dyshimtë duhet të kthehet në pikën zero”, tha Jakaj.

Ky projektligj ka ngjallur shqetësime edhe te partitë opozitare dhe disa deputetë të pushtetit, të cilët kanë kërkuar sqarime nga Kuvendi për votimin në fjalë.

Deputetët e opozitës e kanë cilësuar të kontrabanduar projektligjin në fjalë, duke e akuzuar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci duke thënë se me qëllim po e shtyn përpara një ligj i cili nuk ka kaluar në Kuvend.

Në trend Lajme

Më shumë
Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Lajme
Muja: Njazi Thaçi kishte nënshkruar kontrata direkte me operatorë të Serbisë për eksportim të energjisë elektrike

Muja: Njazi Thaçi kishte nënshkruar kontrata direkte me operatorë të Serbisë për eksportim të energjisë elektrike

Lajme
Pamje të mrekullueshme të Malit të Tomorit mbuluar me borë, Rama publikon fotografi

Pamje të mrekullueshme të Malit të Tomorit mbuluar me borë, Rama publikon fotografi

Lajme
Dënimi i Nezir Mehmetaj, MPJD i bën thirrje Serbisë që të ndalë veprimet arbitrare kundër qytetarëve të Kosovës

Dënimi i Nezir Mehmetaj, MPJD i bën thirrje Serbisë që të ndalë veprimet arbitrare kundër qytetarëve të Kosovës

Drejtësi
I hyjnë në llogari, ia vjedhin 22 mijë dollarë kriptovaluta një personi në Prishtinë

I hyjnë në llogari, ia vjedhin 22 mijë dollarë kriptovaluta një personi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Vdiq pas aktit seksual në makinë, telefoni zbardhi detaje të ngjarjes në Korçë

Vdiq pas aktit seksual në makinë, telefoni zbardhi detaje të ngjarjes në Korçë

Lajme
Kalo në kategori